EvropëEvropë.Portal

Qeveria britanike nuk do të subvencionojë punëtorë të rinj të cilët janë në pushim të detyruar për shkak pandemisë

Qeveria britanike nuk do ta rris numrin e punëtorëve që i paguan shteti, të cilët janë në pushim të detyruar për shkak pandemisë me Kovid-19, publikoi "Fajneshëll tajms".

Londër, 27 maj 2020 (MIA) – Qeveria britanike nuk do ta rris numrin e punëtorëve që i paguan shteti, të cilët janë në pushim të detyruar për shkak pandemisë me Kovid-19, publikoi “Fajneshëll tajms”.

Vendi tani subvencionon tetë milionë punëtorë të cilët janë në pushim të detyruar për shkak pandemisë, ndërsa ministri i Financave të Britanisë Rishi Sunak gjatë ditëve të ardhshme do të publikojë sa punëdhënës do të mund të kontribuojnë për programin qeveritar deri në gusht.

Do të vendosen edhe rregulla të reja pune me orar të shkurtuar, që tani nuk lejohet.

Që të shmanget punëdhënësit të paraqesin punëtorë shtesë për programin për ndihmë dhe t’i kthejnë me gjysmë orari , ndërsa gjithë këtë ta subvencionojë shteti. Ministria e Financave me siguri do ta shfuqizojë paraqitjen e mëtutjeshme të këtij programi, thekson “Fajneshëll tajms”.

Tani Qeveria britanike paguan 80 për qind nga paga, që është deri 2.500 funta në muaj për pothuajse secilin të punësuar në sektorin privat, të cilët janë në pushim të përkohshëm për shkak pandemisë Kovid-19. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close