BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Qeveria amerikane e përshpejton ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën

Qeveria e SHBA-së publikoi se i shfuqizon ligjet federale për furnizime me qëllim që të përshpejtohet ndërtimi i murit përgjatë kufirit me Meksikën.

Uashington, 19 shkurt 2020 (MIA) – Qeveria e SHBA-së publikoi se i shfuqizon ligjet federale për furnizime me qëllim që të përshpejtohet ndërtimi i murit përgjatë kufirit me Meksikën.

Ministria amerikane e Sigurisë së Brendshme bëri të ditur se me këtë do të mundësohet ndërtimi i 283 kilometrave të murit në Kaliforni, Arizonë, Nju-Meksikë dhe Teksas.

Kryerësi i detyrës ministri i Sigurisë së Brendshme Çad Uolf i shfrytëzon autorizimet e tij sipas ligjit të vitit 2005, i cili i lejon të ndërpresë veprim të ligjeve gjatë ndërtimit të gardhit kufitar.

Megjithatë, për herë të parë këtë të drejtë e përdor që të ndërpriten rregullat federale për furnizime. Deri më tani, ajo gjithmonë është zbatuar në vlerësimet e ndikimi mbi mjedisin e jetesës.

Таг
Back to top button
Close
Close