0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Qeveri: Karantinat shtetërore kontrollohen rreptësisht, qytetarët në to nuk janë rrezik për askënd

Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron policia dhe ushtria. Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd, porosit Qeveria në kumtesën e sotme.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe rreptësisht të kontrolluara. Objektet i siguron policia dhe ushtria. Qytetarët që janë vendosur në këto objekte nuk janë rrezik për askënd, porosit Qeveria në kumtesën e sotme.

Qeveria u bën apel qytetarëve të jenë të sigurtë se të gjitha masat që janë ndërmarrë për pranimin e shtetasve tanë të cilët kanë ardhur nga vendet e huaja janë në pajtim me standardet më të larta shëndetësore.

“Bëhet fjalë për kapacitet të siguruar prej 2104 shtretër për momentin në të gjithë shtetin, në 10 objekte akomodimi, ndërsa prej tyre janë plotësuar 1082 shtretër. Asnjë nga qytetarët i vendosur në karantinë shtetërore në periudhën prej 14 ditëve nuk guxon ta lëshojë dhomën e vet , as objektin, ndërsa çdo kat nga çdo objekt akomodimi është rreptësisht i kontrolluar dhe i siguruar nga ushtria dhe policia. Për secilin nga ata është bërë anketë epidemiologjike dhe i është caktuar regjim përkatës në objektin e karantinës i cili plotësisht është i siguruar dhe rreptësisht i kontrolluar dhe mbikëqyrur. Nuk ka asnjë hapësirë për shqetësim, ndërsa të paktën për panik, janë siguruar me standarde dhe protokolle më të larta shëndetësore”, thekson Qeveria.

Të gjitha masat që janë ndërmarrë për përcaktimin  e lokacionit dhe objekteve për karantinë, thonë se Qeveria, janë bërë jashtëzakonisht në pajtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe mbi analiza serioze dhe profesionale dhe vlerësime.

“Në këtë drejtim, tërësisht e mbështesim Komunën e Manastirit e cila bëri thirrje për gjendjen e solidaritetit, njerëzimit, kolektivitetit siç gjithmonë kanë treguar qytetarët e Manastirit. Misioni ynë i përbashkët le të jetë që qytetarët e vendosur në objektin  e paraparë për karantinë shtetërore t’i kalojnë në qetësi 14 ditët në izolim, sepse ata nuk anë atje me dëshirë persona, por jashtëzakonisht për shkak të zbatimit të ashpër të masave të cilat po ndërmerren në vendin tonë dhe mbarë botën për përballjen me pandeminë. Kjo është koha e solidaritetit. Secilit qytetar do t’i ofrohet ndihmë përkatëse  nga punonjësit shëndetësorë profesional. Kjo është një sjellje e përgjegjshme. Kjo është një rezistencë kundër rrezikut”, porosisin nga Qeveria. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close