BotëBotë.Portal

Qentë po zbulojnë virusin korona në Emiratet e Bashkuara Arabe

- Ministria e Punëve të Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe po përdor qen të trajnuar që të zbulojë praninë e infeksionit me virus korona, bëri të ditur sot televizioni Al Arabia.

Dubai, 9 korrik 2020 (MIA) – Ministria e Punëve të Brendshme e Emirateve të Bashkuara Arabe po përdor qen të trajnuar që të zbulojë praninë e infeksionit me virus korona, bëri të ditur sot televizioni Al Arabia.

Ministria me sukses ka realizuar disa testime në terren, në të cilat qentë e policisë kanë identifikuar raste në lidhje me precizitet të lartë të infeksionit me virusin e ri korona. Sipas ekspertëve, saktësia ishte 92 për qind.

Testimet janë realizuar në territorin e disa spitaleve në kohëzgjatje prej dy javëve.

Është vërejtur se qentë e trajnuar mund të detektojnë të sëmurë gjatë patrullimit në rrugë, si dhe në vende të frekuentuara siç janë stacionet dhe aeroportet. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close