0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëShoqëri

Qëndrimet partiake për ligjin për PP-në edhe më tej të pandryshueshëm

Deri në fund të javës ekipet e ekspertëve të VMRO-DPMNE-së duhet të parashtrojnë propozime dhe vërejtje për ligjin për Prokurorinë publike, pas çka do të duhej të mbahej takim i grupeve punuese. Kjo doli nga takimi i djeshëm mes Bojan Mariçiq nga LSDM dhe Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE, ku u bë fjalë për zgjidhjet e mundshme dhe shtyrjen e dialogut për zgjidhjen ligjore për Prokurorinë publike.

Shkup, 22 janar 2020 (MIA) – Deri në fund të javës ekipet e ekspertëve të VMRO-DPMNE-së duhet të parashtrojnë propozime dhe vërejtje për ligjin për Prokurorinë publike, pas çka do të duhej të mbahej takim i grupeve punuese. Kjo doli nga takimi i djeshëm mes Bojan Mariçiq nga LSDM dhe Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE, ku u bë fjalë për zgjidhjet e mundshme dhe shtyrjen e dialogut për zgjidhjen ligjore për Prokurorinë publike.

“VMRO-DPMNE u obligua të parashtrojë vërejtje konkrete me shkrim ndaj tekstit të ligjit në ditët në vijim, para se të caktohet takim i grupeve punuese, që do të duhej të ndodhë deri në fund të kësaj jave. Procedurat e PSP-së dhe vazhdimi me punë i prokurorëve në rastet konkrete me të cilat janë angazhuar, mbeten problemi më i madh për opozitën. Ne duam drejtësi dhe prokurori profesionale e cila do t’i vazhdojë procedurat. LSDM qëndron fuqishëm prapa miratimit të ligjit dhe po punojmë me të gjitha grupet e deputetëve për miratimin e tij”, thonë nga LSDM.

Nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, theksojnë se pengesë vazhdon të jetë, siç theksojnë, “zgjidhja jo e balancuar ligjore me të cilën tani për tani nuk garantohet prokurori e pavarur publike e cila i nënshtrohet keqpërdorimeve politike”.

Para këtij takimi mes Mariçiq dhe Mucunski, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shfaqi shpresë se do të miratohet Ligji për PP-në para shpërndarjes së përbërjes aktuale kuvendore. Nga VMRO-DPMNE opozitare akuzuan se përmes zgjidhjes së re ligjore për PP-në, LSDM dëshiron “t’i mbrojë krimet e Zaevit”. Lideri i LSDM-së, ndërkaq, dje deklaroi se punët për sigurimin e shumicës prej dy të tretave për miratim të ligjit për prokurorinë publike po lëvizin mirë.

“Nuk kemi mjaft kohë, sepse ky është një ndër ligjet që duhet ta miratojmë për shkak të reformave dhe qytetarët dhe transformimit i cili duhet të pasojë në periudhën në vijim”, porositi Zaev.

Miratimi i ligjit për prokurorinë publike, siç tha, është obligim që duhet të kryhet për shkak të qytetarëve, por do të ishte edhe argument plus para vendeve të Bashkimit Evropian gjatë vendimmarrjes së tyre për fillim të negociatave inkuadruese.

“Duhet të bëjmë ligj strukturor dhe thelbësor evropian për prokurorinë publike. E radhës është që partitë e mëdha politike të gjejnë zgjidhje për këtë çështje serioze, veçanërisht kur PSP-ja tanimë është temë e mbyllur, në fakt lëndët janë siguruar dhe do të implementohen në gjykatë. Pres që nga VMRO-DPMNE të marrim propozim me shkrim sot apo nesër që të mund pastaj të kalojë në grupet punuese”, tha Zaev.

Derisa afrohet dita e shpërndarjes së Kuvendit, (11-12 shkurt) nga VMRO-DPMNE, nuk japin sinjal pozitiv se është i mundshëm votimi i këtij Ligji të rëndësishëm për PP-në.

Sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe Zoran Zaevit më së paku u përgjigjet zgjidhja cilësore e Ligjit për prokurorinë publike, sepse pas atij ligji institucioni profesional dhe i pavarur do të duhej të mos i mbyllë sytë por të hapë hetime për të gjithë tenderët e kurdisur, aferat dhe skandalet ndërsa kriminelët nga pushteti të përgjigjen për vjedhjen e përgjithshme.

Me këtë qëndrim lidhur me ngjarjet e fundit me Ligjin për PP-në, dje doli edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili u bëri thirrje partive politike t’i tejkalojnë, siç tha, pozicionet e ngushta partiake dhe politike sa i përket Ligjit për PP-në. Zëvendëskryeministri Osmani, përkujtoi se ligji nuk është i kushtëzuar nga Këshilli i Evropës apo Komisioni, por se është me rëndësi për disa vende-anëtare të Unionit, si Holanda dhe Franca.

“Pavarësisht që të gjithë e kemi të qartë se çështjet që duhej të rregulloheshin me ligjin për prokurorinë publike tashmë janë rregulluar me faktin që prokuroria publike e vazhdoi punën e PSP-së aty ku ajo stagnoi, me marrjen e lëndëve, marrjen e arkivit, marrjen e të punësuarve, por megjithatë nevoja për miratim të ligjit të shumicës prej dy të tretave për luftë kundër korrupsionit në nivel të lartë, ka edhe rëndësi simbolike sepse tregon edhe përkushtim dhe konsensualitet të të gjitha partive, i tërë spektri i partive politike në shtet të kyçen në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë”, deklaroi dje Osmani, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Pas serisë së tentimeve të pasuksesshme për marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës, çështja e ligjit për PP-në sërish u aktualizua pas vizitës së eurokomisarit Oliver Varheji javën e kaluar në Shkup, i cili porositi se do të ishte mirë që përbërja e tanishme parlamentare, para shpërndarjes, ta miratojë ligjin, që do të ishte shenjë e mirë drejtuar vendeve-anëtare të BE-së në kontekst të vendimit të pritur për hapje të negociatave për anëtarësim të vendit në Union. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close