EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Qendrat e emigrantëve të stërmbushura në Lampeduza

Në ishullin italian të Lampeduzës, mbrëmë, mbërritën 270 emigrantë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.400 persona, kumtuan autoritetet italiane.

Romë, 21 gusht 2020 (MIA) – Në ishullin italian të Lampeduzës, mbrëmë, mbërritën 270 emigrantë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.400 persona, kumtuan autoritetet italiane.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, mbrëmë pesë anije të madhësive të ndryshme mbërritën në Lampeduza, duke transportuar emigrantë nga Tunizia, Libia dhe nga vendet e Afrikës subsahariane.

Gjashtë anije me 250 emigrantë mbërritën dje në Lampeduza, ku qendrat e pritjes janë stërmbushur për javë të tëra.

Lampeduza ndodhet në jug të Sicilisë dhe është pikë kyçe në rrugën e emigrantëve që lidh Afrikën e Veriut dhe Evropën. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close