0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Qendra pranuese për emigrantë në Gjevgjeli mori ndihmë gjermane në pajisje mbrojtëse

Shoqata gjermane për bashkëpunim internacional sot në qendrën  pranuese për tranzit të emigrantëve "Vinojug" në Gjevgjeli  ndau donacion  në pajisje mbrojtëse në luftën kundër  pandemisë  së koronavirusit.

Gjevgjeli, 15 maj 2020 (MIA) – Shoqata gjermane për bashkëpunim internacional sot në qendrën  pranuese për tranzit të emigrantëve “Vinojug” në Gjevgjeli  ndau donacion  në pajisje mbrojtëse në luftën kundër  pandemisë  së koronavirusit.

Pajisja e dhuruar përmban  maska mbrojtëse,  doreza, termometra pa kontakt, spërkatës antiseptik, mjete për dezinfektim dhe syza mbrojtës.

Drejtorit të QPT “Vinojug” donacionin gjerman  ia dorëzoi Magdalena Nestorovska, koordinuese  kombëtare e komisionit për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe emigrimit ilegal. im/sa/

Back to top button
Close
Close