BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Qendra Mjekësore në Hjuston pothuajse nuk ka vend për pacientë në kujdes intensiv

Madje 97 për qind prej 1.330 shtretërve për kujdes intensiv në Qendrën Mjekësore në Hjuston, Teksas janë të mbushur me pacientë, publikuan autoritetet lokale.

Hjuston, 25 qershor 2020 (MIA) – Madje 97 për qind prej 1.330 shtretërve për kujdes intensiv në Qendrën Mjekësore në Hjuston, Teksas janë të mbushur me pacientë, publikuan autoritetet lokale.

Hjustoni është epiqendra e përhapjes së koronavirusit të ri në Teksas. Shteti publikoi numër rekord të rasteve të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit, bëri të ditur reparti shtetëror për shëndetësi. Deri mbrëmë sipas kompleksit mjekësor, kanë qenë të zënë 1.298 shtretër në kujdesin intensiv. Deri në fund të ditës pritet plotësisht të mbushen ata shtretër, lajmëruan mediat lokale.

“Në Hjuston të mërkurën janë regjistruar më shumë se 987 raste të reja”, deklaroi prefekti Slivester Tarner. Ai theksoi se 91 për qind e infektimeve të reja e kanë origjinën na testet e zbatuara midis 14 dhe 22 qershor.

Teksasi ka paraqitur mbi 125.000 të infektuar dhe pothuajse 2.300 raste të vdekjeve, sipas repartit shtetëror për shëndetësi.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abot u bëri thirrje banorëve të atij shteti amerikan të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje që të parandalohet përhapja e “pakontrolluar” e virusit. ar/

Back to top button
Close
Close