0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDShoqëri

Qendër kombëtare për incidente kompjuterike për siguri më të madhe kibernetike

Siguria e qytetarëve në internet do të rritet me bashkëpunimin shumëdimensional të institucioneve, paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski pasi institucionet mbyllën një kanal të rrjetit social Telegram për shkak formës së vërejtur të pasigurisë digjitale të të dhënave personale. Edhe sektori privat do të integrohet në rrjet më të madh për avancimin e sigurisë kibernetike.

Tetovë, 27 janar 2020 (MIA) – Siguria e qytetarëve në internet do të rritet me bashkëpunimin shumëdimensional të institucioneve, paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski pasi institucionet mbyllën një kanal të rrjetit social Telegram për shkak formës së vërejtur të pasigurisë digjitale të të dhënave personale. Edhe sektori privat do të integrohet në rrjet më të madh për avancimin e sigurisë kibernetike.

“Mund të kemi lloje të ndryshme të softuerëve, punë themelore në pjesën e sigurisë kibernetike është këmbimi i ndërsjellë i informacioneve. Mes institucioneve, por jo vetëm mes tyre por edhe ato që vërejnë që diçka ndodh ta denoncojnë. Në këtë rast vërtetë mendoj se kishim reagim të shpejtë. Por sigurisht kjo nuk mjafton. Shkojmë në hapin e ardhshëm ne e definojmë infrastrukturën tonë kritike. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me institucionet shtetërore, por e përfshin edhe sektorin privat dhe vendosim sistem të mbrojtjes kibernetike që shkon përmes qendrës kombëtare për incidente kompjuterike i cili tashmë është krijuar dhe të cilit duhet t’ia risim kapacitetet “, tha Mançevski.

Ai shtoi se ekziston strategji nacionale për sigurinë kibernetike në këtë drejtim.

Në pyetjet e gazetarëve kur do të nisin me punë 900 administratorë të cilët deri tani kanë qenë në shtëpi dhe kanë marrë paga, ministri Mançevski potencon se gjatë vitit 2020 ky proces do të përfundohet. Një prej arsyeve janë edhe proceset burokratike. sn/

Back to top button
Close
Close