EvropëEvropë.Portal

Putini nënshkroi dekret – Rusia ka Qeveri të re

- Presidenti rus Vladimir Putin sot nënshkroi dekret për përbërjen e Qeverisë së re të kryesuar nga Mihail Mishustini.

Moskë, 21 janar 2020 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin sot nënshkroi dekret për përbërjen e Qeverisë së re të kryesuar nga Mihail Mishustini.

Dekreti i presidentit rus parasheh që kryeministri Mishustin të ketë nëntë zëvendës në Qeverinë e re.

Mishustini sonte do të thirr edhe seancën e parë të Qeverisë së re.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu dhe ministri i Punëve të Jashtme Sergej Llavrov i mbajtën funksionet e tyre, bëri të ditur Kremlini.

Putini e emëroi Andrej Bellousov, këshilltarin e tij ekonomik nga viti 2013, si kryeministër të parë.

Putini tha se qëllimi i qeverisë së re është që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close