BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Putini me shpresë se dialogu për Libinë do të vazhdojë

Presidenti rus Vlladimir Putin në takimin e sotëm në Berlin me kolegun turk Rexhep Taip Erdogan shfaqi shpresë se dialogu për Libinë do të vazhdojë dhe se konflikti në vend do të zgjidhet.

Berlin, 19 janar 2020 (MIA) – Presidenti rus Vlladimir Putin në takimin e sotëm në Berlin me kolegun turk Rexhep Taip Erdogan shfaqi shpresë se dialogu për Libinë do të vazhdojë dhe se konflikti në vend do të zgjidhet.

“Të mos humbim shpresë se dialogu do të vazhdojë dhe të mos kursejmë përpjekje për zgjidhjen e këtij konflikti”, tha Putini në takimin me Erdoganin, të mbajtur në margjinat e takimit në Berlin.

Ai shtoi se Rusia dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap të mirë  kur kanë bërë thirrje për armëpushim në Libi, me çfarë janë krijuar parakushte për mbajtjen e konferencës në Berlin.

Në Berlin sot janë mbledhur faktorët kryesorë në luftën qytetare shumëvjeçare në Libi, në  përpjekje të parandalohet përzierja e forcave të huaja ushtarake, të konsolidohet armëpushimi dhe të ndihmohet në fillimin e sërishëm të procesit politik për të ardhmen  e këtij shteti të Afrikës Veriore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ftoi liderët e 12 vendeve, si dhe Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Unionin Afrikan dhe Ligën Arabe në Samit në kryeqytetin gjerman.

Таг
Back to top button
Close
Close