EvropëEvropë.Portal

Putini e njoftoi Llukashenkon për bisedimet me Merkelin dhe Makronin

- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot e njoftoi presidentin bjellorus Aleksandar Llukashenko për bisedimet e tij me kancelaren gjermane Angella Merkel dhe me presidentin francez Emanuel Makron për situatën në Bjellorusi.

Minsk, 18 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot e njoftoi presidentin bjellorus Aleksandar Llukashenko për bisedimet e tij me kancelaren gjermane Angella Merkel dhe me presidentin francez Emanuel Makron për situatën në Bjellorusi.

Kjo është biseda e tretë telefonike Putin – Llukashenko për nëntë ditë gjegjësisht pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi.

Putini gjatë fundjavës e njoftoi Llukashenkon se Rusia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në bazë të marrëveshjes për aleancë mes të dyja shteteve.

Nga 9 gushti, kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale, në të cilat fitoi Llukashenko në Bjellorusi po mbahen protesta. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close