EvropëEvropë.Portal

Putin: Numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Rusi është më i vogël se në vendet tjera

Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Rusi është shumë më i vogël se sa në vendet tjera, njoftoi TASS.

Moskë, 13 korrik 2020 (MIA) – Presidenti rus Vlladimir Putin deklaroi se numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në Rusi është shumë më i vogël se sa në vendet tjera, njoftoi TASS.

Numri i rasteve të vdekjes në Rusi në 100.000 pacientë të infektuar nga koronavirusi është më i vogël se sa në vendet tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së me sisteme të zhvilluara shëndetësore”, tha Putin.

Ai potencoi se numri i personave të sapoinfektuar po stabilizohet dhe nuk rritet, ndërsa numri i pacientëve, të cilët po shërohen, po rritet nga dita në ditë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close