EvropëEvropë.Portal

Putin: Masa të reja kundër terrorizmit në Siri

Presidenti rus Vlladimir Putin u ofroi sot homologëve të tij nga Irani dhe Turqia, Hasan Rohani dhe Rexhep Taip Erdogan  të bisedojnë për masa shtesë në luftën kundër terroristëve në Siri.

Moskë, 1 korrik 2020 (MIA) – Presidenti rus Vlladimir Putin u ofroi sot homologëve të tij nga Irani dhe Turqia, Hasan Rohani dhe Rexhep Taip Erdogan  të bisedojnë për masa shtesë në luftën kundër terroristëve në Siri.

Në samitin onlajn mes tre liderëve, Putin përmendi se  një nga qëllimet kryesore  të video-konferencës është analiza e situatës momentale në Siri dhe marrëveshja për ndërmarrje të masave të mëtutjeshme për sigurim të  normalizimit afatgjatë të gjendjes në vend.

“Para se gjithash kjo ka të bëjë me vazhdimin e luftës  kundër terrorizmit ndërkombëtar. Duhet të shqyrtojmë  masa të domosdoshme për neutralizim të grupeve terroriste, të cilat ende janë aktive”, theksoi presidenti rus.

Putin, Rohani dhe Erdogan e dënuan marrjen ilegale të fondeve të naftës dhe shpërdorimin e të ardhurave nga nafta të cilat duhet t’i përkasin Sirisë.

Në kumtesën e përbashkët, ata e dënuan situatën në pjesën verilindore të Sirisë, duke shtuar se stabiliteti  dhe siguria  në atë rajon mund të arrihen  vetëm në bazë të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve,  duke u pajtuar t’i koordinojnë përpjekjet  në atë qëllim. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close