EvropëEvropë.Portal

Putin: Gjatë ndryshimit të Kushtetutës nuk duhet të humbet asgjë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se gjatë ndryshimit të Kushtetutës duhet të kontrollohet çdo shkronjë dhe presje dhe se nuk duhet të humbet asgjë.

Moskë, 13 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se gjatë ndryshimit të Kushtetutës duhet të kontrollohet çdo shkronjë dhe presje dhe se nuk duhet të humbet asgjë.

“Është shumë me rëndësi të kontrollohet çdo fjalë, çdo presje, por në të njëjtën kohë të mos shpërbëhet diçka që është krijuar me punën e popullit tonë në Kushtetutën aktuale. Nuk duhet të humbet asgjë, por të përgjigjet në sfidat e sotme”, tha Putini në takimin me grupin e punës për ndryshime të Kushtetutës.

Sipas tij, grupi i punës ka filluar me punë menjëherë pas takimit të parë  më 16 janar.

Ai shtoi se numri i amendamenteve të propozuara ka arritër 500.

“Kjo është një sfidë serioze”, tha Putini.

Таг
Back to top button
Close
Close