BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Putin dhe Netanjahu për “marrëveshjen e shekullit” dhe për Sirinë

Moskë, 30 janar 2020 (MIA) – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe presidenti rus, Vlladimir Putin biseduan sot në Kremlin për “marrëveshjen amerikane të shekullit”, ndikimin e saj dhe zgjidhjen e konflikteve izraelito-palestineze, si dhe për ngjarjet aktuale në Siri.

“Ishte një bisedë e gjat dhe përmbajtësore rreth hollësive të ‘marrëveshjes së shekullit’ dhe ndikimit të saj në rajon. Krahas kësaj, liderët biseduan edhe për zhvillimin e situatës në Siri dhe koordinimin e domosdoshëm mes Izraelit dhe Rusisë”, theksojnë burime nga delegacioni izraelit.

Netanjahu udhëtoi drejt Moskës në takim me Putinin, shumë shpejt pas vizitës në Uashington, ku bisedoi me presidentin amerikan, Donald Tramp.

Tramp të martën e prezantoi planin e tij gjatë të paralajmëruar për Lindjen e Afërt, i cili bën thirrje për krijimin e shtetit palestinez me kryeqytet në Jerusalemin lindor, duke cekur se ky është kombinim fitues edhe për Izraelin edhe për palestinezët. Ai porositi se plani është “mundësi historike” që palestinezët të fitojnë shtetin e tyre të pavarur.

Netanjahu e përshëndeti planin paqësor të Trampit, duke e quajtur “të shkëlqyeshëm” dhe duke vlerësuar se paraqet “rrugë reale drejt paqes së qëndrueshme”.

Të gjitha fraksionet palestineze, megjithatë, e hodhën poshtë planin, ndërsa presidenti Mahmud Abaz theksoi se “populli palestinez nuk është në shitje”. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close