
Ankara, 12 shkurt 2020 (MIA) – Kremlini kumtoi se me kërkesë të Ankarasë, presidenti turk dhe rus Vlladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan në telefon biseduan për deeskalimin e krizës në Siri.
“Në bisedë ishte potencuar vlera e zbatimit të tërësishëm të marrëveshjes turke-ruse, duke e përfshirë edhe memorandumin nga Soçi, të nënshkruar më 17 shtator të vitit 2018. Janë shqyrtuar aspektet e ndryshme për rregullim të krizës siriane, së pari situata e përkeqësuar në zonën për deeskalim në Idlib”, kumtoi Kremlini.
Erdogan paraprakisht kumtoi nga Putin të kryejë presion ndaj presidentit sirian Bashar al Asad për situatën e tensionuar me pikat vëzhguese turke në Idlib. Ai kërkoi që armata siriane ta ndalë përparimin në provincën Idlib dhe të tërhiqet nga pikat vëzhguese turke deri në fund të muajit shkurt.
Turqia do t’i sulmojë forcat qeveritare siriane kudo qoftë në Sirinë veriore, nëse edhe një ushtar turk lëndohet”, deklaroi paraprakisht Erdogan.
Ai shtoi se Turqia është e vendosur deri në fund të muajit shkurt t’i rivendosë forcat qeveritare siriane pas pikave vëzhguese turke në krahinën veriperëndimore Idlib.
“Atë do ta bëjmë në ç’farëdo lloj mënyre, nga ajri ose nga toka”, potencoi Erdogan.
Një pjesë e mediave ruse publikuan se armata siriane i rrethon pikat vëzhguese turke në Idlib. sa/