0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Pushteti dhe opozita pa marrëveshje për PSP-në, tentim i ri të premten

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës në takimin e djeshëm të parë nuk arritën pajtim rreth propozim-ligjit për Prokurorinë publike me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Shkup, 19 mars 2019 (MIA) – Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës në takimin e djeshëm të parë nuk arritën pajtim rreth propozim-ligjit për Prokurorinë publike me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila e kryeson grupin e punës të pushtetit, pas takimti tha se për ta është e papranueshme kërkesa që PSP të jetë pjesë e Prokurorisë për krim të organizuar, as ndërprerja e hetimeve dhe aktakuzave.

“Patëm takim të gjatë me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së rreth Ligjit për Prokurorinë publike. Dallimet kyçe kanë të bëjnë me PSP-në. Biseduam nen për nen, e shqyrtuam tërë ligjin dhe nëse për nenet e tjera mundëm të gjejmë gjuhë të përbashkët, dallimet thelbësore mbetën në pjesën e PSP-së. Kërkesa të cilën e parashtruan, PSP të jetë pjesë e Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e jo prokurori e posaçme, është çështje e cila realisht nuk mund të jetë e pranueshme, nga shkaku që një nga përcaktimet strategjike është se PSP duhet të vazhdojë si prokurori, e jo si sektor në një prokurori tjetër”, tha Deskoska.

Dallimi tjetër kyç është dallimi rreth fatit të hetimeve të cilat janë në rrjedhë nga ana e PSP-së, procedurave parahetimore dhe aktakuzave që janë ngritur pas 18 muajve nga dorëzimi i materialeve.

Sipas Deskoskës, kërkesa për ndërprerje të këtyre procedurave dhe më pas, nëse duhet, fillimi i tyre i sërishëm, do të thotë në njëfarë mënyre humbje e një numrit të madh të dëshmive që do të ishin dëshmi serioze në procedura. Me atë ka rrezik nga përfundimi i pasuksesshëm i shumë procedurave, e me atë edhe falje.

Për opozitën, ndërkaq, është e papranueshme PSP të mos përgjigjet para askujt dhe vetëm të krijojë buxhet, të cilin nuk do ta kontrollojë askush nga jashtë.

Menkinoski, i cili është përfaqësues i VMRO-DPMNE-së opozitare, tha se ata angazhohen që PSP të jetë sektor në prokurorinë publike për krim të organizuar.

“Ky ligj me të vërtetë ka nevojë për amandamente për përmirësim të punës së prokurorisë publike. VMRO-DPMNE qëndron në disponim. Konsiderojmë se PSP duhet të jetë sektor në prokurorinë publike për krim të organizuar. Nuk janë të pranueshme dispozitat PSP të mos përgjigjet para askujt dhe vetë ta krijojë buxhetin”, tha Menkinoski.

Ai paralajmëroi se deri të enjten do t’i parashtrojnë amandamenetet e tyre të ligjit.

Të dy palët u dakorduan edhe njëherë t’i shqyrtojnë argumentet e paraqitura, të rishqyrtohen qëndrimet dhe nëse eventualisht ka zhvendosje të caktuara, sërish të takohen të premten. ab/

 

 

Back to top button
Close
Close