0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Punohet në ligjin për pensionim me 64 vjet, për pensionimin e parakohshëm së pari do të bisedohet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për momentin punon  në ligjin për pensionim me 64 vjet pleqëri  dhe 15 vjet stazh, derisa   për paralajmërimet  për blerje të stazhit dhe pensionim para kohe do të bisedohet me të gjitha palët e prekura.

Shkup, 20 shtator 2020 (MIA) – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për momentin punon  në ligjin për pensionim me 64 vjet pleqëri  dhe 15 vjet stazh, derisa   për paralajmërimet  për blerje të stazhit dhe pensionim para kohe do të bisedohet me të gjitha palët e prekura.

“Paralajmërimet për blerje të stazhit për pensionim para kohe do të jenë lëndë  e një debati të gjërë në të cilin do të përfshihen  të gjithë faktorët e dialogut social. Ky është vendim ligjor në të cilin për momentin nuk punojmë. Duhet të bëjmë analizë themelore për  blerje të stazhit dhe shkuarjes para kohe në pension, cilat do të jenë implikimet financiare. Prej këtu debati për pensionim me blerje të stazhit do të hapet së bashku me të gjithë faktorët.  Asesi nuk do të sjellim vendime të përshpejtuara”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Ligji për pensionim me 64 vjet pleqëri dhe 15 vjet stazh  në të cilin për momentin punon Ministria kompetente do të vlejë  për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, por do të lë mundësi dhe  përjashtime në sektorin real nëse punëtori dhe punëdhënësi së bashku dakordohen për vazhdim të shekullit të punës. Përjashtime do të ketë në shëndetësi, ndërsa e njëjta mendohet edhe për arsimin e lartë.

Në lidhje me paralajmërimet për subvencionim të punësimeve  në bazë etnike, Shahpanska theksoi se e rëndësishme është  gjatë korona krizës të ruhet  çdo vend pune dhe të rritet numri i të punësuarve.

“Për ne punësimi i çdo njeriu, veçanërisht i çdo  të riu  dhe i kategorive të rrezikuara sociale është një primat. E rëndësishme është të rritet numri i të punësuarve dhe prej këtu në programin tonë  qeveritar deri në fund të mandatit është parashikuar papunësi njëshifrore”, tha Shahpaska. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close