EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Punëdhënësit britanik pas pandemisë planifikojnë zyra më të vogla dhe punë nga shtëpia

Pothuajse gjysma e punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të zvogëlojnë hapësirën e zyrave dhe të mos i kthejnë të gjithë punëtorët në punë në të njëjtën kohë, tregoi studimi i realizuar nga agjencia e punësimit Robert Ullters, në kohë kur vendi gradualisht i heq masat e izolimit të vendosura për shkak të pandemisë të koronavirusit.

Londër, 30 qershor 2020 (MIA) – Pothuajse gjysma e punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar planifikojnë të zvogëlojnë hapësirën e zyrave dhe të mos i kthejnë të gjithë punëtorët në punë në të njëjtën kohë, tregoi studimi i realizuar nga agjencia e punësimit Robert Ullters, në kohë kur vendi gradualisht i heq masat e izolimit të vendosura për shkak të pandemisë të koronavirusit.

Puna nga shtëpia më shpesh do të zbatohet në post-kovid botën, tregon hulumtimi, me qëllim të mbrojtjes dhe rreziqeve të shëndetit.

Pothuajse 44 për qind e punëdhënësve po mendojnë për zvogëlimin e zyrave, kurse 49 për qind planifikojnë t’i sistemojnë punëtorë të kthyer në punë të mos punojnë në të njëjtën kohë, tregoi studimi në të cilin janë përfshirë  2,200 ndërmarrje.

Gjithsej tre të katërtat e punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar kanë pranuar që menaxhuasit i tyre i lartë nuk ka qenë i përgatitur t’i udhëheqë ekipe nga distanca dhe se do të kenë nevojë për trajnime për t’u përshtatur.

Hulumtimi gjithashtu tregoi se 87 për qind e punëtorëve duan më shumë mundësi për të punuar nga shtëpia pasi të kthehen në punë, dhe 21 për qind do të donin të punonin nga shtëpia gjatë gjithë kohës.

Blerësit e pasurive të patundshme tashmë po tregojnë interes për të blerë shtëpi më të mëdha me kushte më të mira pune nga shtëpia dhe kopshtet, kumtoi ndërmarrja e ndërtimit “Redrou”. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close