0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.SlajderShoqëriVideo

Publikohet thirrja për zhvillim teknologjik për përshtatje të shpejtë

Publikohet thirrja për instrumentin për zhvillim teknologjik për përshtatje të shpejtë të pasojave nga Kovid-19 me të cilin edhe praktikisht fillon realizimi i grupit të tretë të realizimit të masave qeveritare për mbështetjen e ekonomisë.

Shkup, 29 maj 2020 (MIA) – Publikohet thirrja për instrumentin për zhvillim teknologjik për përshtatje të shpejtë të pasojave nga Kovid-19 me të cilin edhe praktikisht fillon realizimi i grupit të tretë të realizimit të masave qeveritare për mbështetjen e ekonomisë.

Siç kumtoi sot drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT), Jovan Despotovski,duke i kumtuar hollësitë për thirrjen, masa fokusohet në mbështetjen zhvillimore të kompanive vendore të cilët kanë potencial për punë të suksesshme, ndërsa është përgatitur në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Thirrja do të zgjasë më shumë se 30 ditë, deri më 29 qershor, ndërsa të interesuarit nëse kanë nevojë nga e hëna do të mund të fitojnë edhe shërbime përkatëse për aplikim në barë të Fondit.

Afati i realizimit të projekteve që do të mbështeten është 12 muaj.

Buxheti inicial i thirrjes publike është 200 milionë denarë. Ndihma financiare është e strukturuar sipas madhësisë së kompanisë: deri në 750,000 mijë denarë për mikro, 1.5 milionë denarë për ndërmarrjet e vogla dhe deri në tre milionë denarë për ndërmarrjet e mesme, të cilat nuk mund të kalojnë 70 për qind të buxhetit të përgjithshëm të investimit. Pjesa tjetër prej 30 për qind janë mjete të siguruara nga vetë kompanitë. Mjetet mund të përdoren për investime në digjitalizimin dhe sistemet TI, riorganizimin e punës, avancimin e produkteve dhe shërbimeve, blerjen e pajisjeve, si dhe masat mbrojtëse për punëtorët.

Kompanitë do ta kenë për obligim këto mjete t’i kthejnë si përqindje nga bruto fitimi në tre vitet e para pas përfundimit të investimit.

Masa gjithashtu përfshin kompanitë që nuk kanë regjistruar humbje në dy vitet e fundit të funksionimit, me përjashtim të kompanive start-apderi deri në tre vjet të ekzistencës, të cilat janë të përjashtuar nga ky kusht. Risi është se kur vlerësojmë aplikuesit, rajoni nga i cili vijnë kompanitë do të merret parasysh – nëse ato janë nga rajonet më pak të zhvilluara, do të marrin më shumë pikë. Përparësi u jepet edhe kompanive në menaxhimin e të cilëve ka gra.

Risi në thirrje është edhe ajo se sigurojnë bruto paga për personat që do të angazhohen për projektin.

Sipas Depsotovskit, mbështetja e paraparë nuk është për likuiditet apo për rimëkëmbjen e kompanive, por për rikuperimin e tyre shpejtë.

“Qëllimi i këtij instrumenti është të mbështetet indi i ekonomisë i cili presim të jetë stimulim për rikuperimin e  shpejtë. Presim interes të madh. Vendosim qasje inovative në financim. Nuk japim kredi dhe grante, nuk dhurojmë para. Mjetet nënkuptojnë kthim, por jo me çmim të rimëkëmbjes së kompanisë dhe vendet e punës”, theksoi Despotovski.

Shtoi edhe se qasja konkurruese edhe kësaj here do të mbahet. Mbështetje do të marrin të gjitha ato kompani të cilat do të dorëzojnë projekte solide dhe konkurruese.

Ai shtoi se ekzistojnë katër kritere vlerësimi: niveli i përparimit teknologjik dhe shkalla e digjitalizimit, cilësia e propozimit të projektit, kapaciteti i ekipit të projektit dhe ndikimi i projektit ku ka më shumë nënkritete: sa propozimi parashikon masa mbrojtëse për punonjësit dhe konsumatorët si dhe vlerësim si aplikuesi do të sillet në vendin e punës.

Projektet do të vlerësohen në fazën e riselektimit nga profesionistë, ekspertët vendor, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjell Komiteti për miratimin e investimeve i cili përbëhet prej pesë ekspertëve të huaj.

Shfrytëzimi i mjeteve nga Fondi, si deri tani do të jetë lëndë e ndjekjes nga ana e shtëpive revizore të huaja me renome, të angazhuar nga ana e Fondit. sn/


Back to top button
Close
Close