0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Publikohet raporti për aksidentin e Kobi Brajant

Gjatë ekspertizës së mbetjeve të helikopterit, në të cilin humbi jetën legjenda e NBA-së Kobi Brajant, nuk ka pasur kurrfarë probleme me motorin. Ekspertët nga Këshilli Kombëtar për Siguri gjatë transportit e kumtuan këtë në raportin preliminar.

Los Anxhelos, 8 shkurt 2020 (MIA) – Gjatë ekspertizës së mbetjeve të helikopterit, në të cilin humbi jetën legjenda e NBA-së Kobi Brajant, nuk ka pasur kurrfarë probleme me motorin. Ekspertët nga Këshilli Kombëtar për Siguri gjatë transportit e kumtuan këtë në raportin preliminar.

Inspektorët sugjerojnë se tehet e helikopterit janë rrotulluar në kohën e rrëzimit në tokë. Këtë e dëshmojnë degët e prera të pemëve në vendin e ngjarjes.

Në raport thuhet se pjesë nga mjetet kanë qenë të dëmtuara nga zjarri. Krahas kësaj, dëshmitarë nga tragjedia publikuan se para aksidentit, helikopteri ka kthyer tërësisht në anën e majtë.

Helikopteri i Kobi Brajantit u rrëzua më 26 janar. Të gjithë pasagjerët në të kanë humbur jetën, duke përfshirë edhe legjendën e Los Anxhelos Lejkërs dhe vajzën e tij 13 vjeçare Xhiana. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close