0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Publikohet një audio-incizim në të cilën Janakieski dhe Nikolloski bëjnë plane për një aksident në aksin rrugor Ohër – Kërçovë

Në kanalin JutTub "Rimëkëmbja e regjimit" sot është publikuar një audio regjistrim i një bisede telefonike midis ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe nënkryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

Shkup, 8 korrik 2020 (MIA) – Në kanalin JutTub “Rimëkëmbja e regjimit” sot është publikuar një audio regjistrim i një bisede telefonike midis ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe nënkryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski.

Gjatë bisedës, dëgjohet se si Janakieski i propozon Nikolloskit që të organizojnë aksident trafiku në qafën malore Presekë në aksin rrugor Kërçovë-Ohër, në mënyrë që të parandalojnë një grup më të madh të shqiptarëve që të arrijnë për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kërçovë, të cilët më parë është dashur me dy aeroplanë të aterojnë në Aeroportin e Ohrit.

Biseda fillon me fjalët “thuaj, shef”, me të cilat Nikolloski i drejtohet Janakieski, i cili nga ana tjetër i thotë: “Aleksandër, dëgjo tani, një ide për të cilën folëm me Gorden. Ka dy aeroplanë me ‘Shiptari’ që aterojnë tani në katër-katër e gjysmë. Le të bëjmë një aksident automobilistik afër Presekës, të vogël. Le të jenë vetura, pastaj MPB-ja ekspertizë, këndej andej, të rrokulliset një traktor, diçka, seriozisht po të them”.

Për këtë, Nikolloski përgjigjet se ai nuk ka asgjë kundër idesë dhe i propozon ministres së atëhershme të Brendshme, Gordana Jankullovska që t’i thotë asaj për ta organizuar “ekipet e MPB-së”.

“Kjo punë do të organizohet, nuk është problem për mua”, thotë Nikolloski.

Në këtë , Janakieski pyet nëse “dikush nga anëtarësia nuk mund të dalë dhe të përplas ndonjë traktor me një makinë, ngadalë”. Nikolloski përgjigjet se do t’i thotë një anëtari të caktuar të tyre nga Kërçova që ta organizojë këtë.

“Paraqitju …, por diku afër Ohrit, le ta bëjë atë, hajde”, thotë Janakieski. Nikolloski pyet kur aeroplani ateron, në çka përgjigjet Janakieski “në katër”.

Një bisedë e ngjashme u paraqit edhe në procesin gjyqësor “Titanik” për mashtrim në zgjedhje dy vjet më parë, në të cilën u dëgjuan propozimet e Janakieskit dhe Jankullovskës në ditën e zgjedhjeve, 24 mars 2013, disa anëtarë të VMRO-DPMNE për të rrokullisur një traktor apo për të derdhur rërë nga një kamion për të bllokuar plotësisht rrugën Kërçovë-Ohër, sepse, siç thonë shqiptarët, “nga aeroporti vijnë me automjete, e jo me autobus”.

Origjina e këtyre regjistrimeve, të cilat po transmetohen në disa kanale të krijuara të reja në JuTjub, nuk dihet. LSDM-ja, siç deklaroi kreu i partisë Zoran Zaeva në një intervistë për MIA-n,  tashmë ka paraqitur kallëzime penale në Prokurori për të gjitha bombat e publikuara që nga fillimi i fushatës, deri tani, në kanalet JuTjub. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close