0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.Portal

PTHP parashtroi aktakuzë kundër banorit 47 vjeçar të Studeniçanit për plaçkitje të një automobili

Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër banorit 47 vjeçar të Studeniçanit për vepër të kryer penale "plaçkitje"

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi aktakuzë kundër banorit 47 vjeçar të Studeniçanit për vepër të kryer penale “plaçkitje”.

I akuzuari më 14 shkurt të vitit 2019 në bulevardin ASNOM në Shku  e ka thyer dritaren e pasme të djathtë të një automobili të parkuar BMW X6 dhe ka marrë gjësende të huaja: çantë në vlerë prej 3.000 denarë, lap top në vlerë prej 30.000 denarëve, vauçer prej 2.000 denarësh, notes dhe dokumente personale.

“Prokurori publik i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale Shkup ta vazhdojë masën e përcaktuar paraprakisht të paraburgimit, posaçërisht sepse bëhet fjalë për person i cili edhe paraprakisht ka qenë i dënuar për vepër të njëjtë penale dhe kundër të cilit zhvillohen edhe procedura të tjera për vepra nga karakteri pronësor në rajonin e qytetit të Ohrit”, informojnë nga PTHP.

Ai akuzohet për vepër penale “plaçkitje” nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 nga Kodi Penalë. sn/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close