0_Sport,PortalFutboll

PSZH: Për Nejmarin më me rëndësi është incizimi i reklamave se sa rehabilitimi

Udhëheqësia e PSZH-së ka shprehur pakënaqësi të re nga sjellja e brazilianit Nejmar (28). Sulmuesi këtë herë ka udhëtuar në Dizeldorf të merr pjesë në incizimin e një spoti reklamues për një brend të robave

Paris, 15 shkurt 2020 (MIA) – Udhëheqësia e PSZH-së ka shprehur pakënaqësi të re nga sjellja e brazilianit Nejmar (28). Sulmuesi këtë herë ka udhëtuar në Dizeldorf të merr pjesë në incizimin e një spoti reklamues për një brend të robave.

Nejmari një kohë të caktuar ka qenë i lënduar, ndërsa udhëheqësia e PSZH-së shpreson se do të angazhohet të rehabilitohet deri në ndeshjen e parë me Borusia Dortmundin në një të tetën e finales në Ligën e kampionëve që do të luhet të martën (18 shkurt). Por në vend të kësaj, vërejtjet janë se shpenzohet energji e punës që nuk ndërlidhet me futbollin.

Nga klubi njoftojnë se nuk do të praktikojnë sanksione ndaj yllit brazilian i cili këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje në Ligën e parë franceze ku ka shënuar 13 gola. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close