0_Sport,PortalFutboll

PSZH ka dërguar kërkesë për Dibalën

Para disa javësh, Pari Sen Zherman ka dërguar kërkesë ndaj Juventusit për mundësinë ta tërheqë Paulo Dibalën. Italianët kategorikisht kanë refuzuar, duke deklaruar se nuk kanë për qëllim të ndahen me argjentinasin.

Paris, 19 mars 2020 (MIA) – Para disa javësh, Pari Sen Zherman ka dërguar kërkesë ndaj Juventusit për mundësinë ta tërheqë Paulo Dibalën. Italianët kategorikisht kanë refuzuar, duke deklaruar se nuk kanë për qëllim të ndahen me argjentinasin.

Drejtori sportiv i PSZH-së, Leonardo tashmë  një kohë  të gjatë përpiqet  ta tërheqë Dibalën. Verën e kaluar klubi kishte dëshirë të ngjashme,  por e priste zhvillimin e situatës me Nejmarin,  i cili  në fund mbeti në Paris.

Atëherë ishte i mundur transferi i sulmuesit argjentinas, sepse ai ishte  në hap për të shkuar nga Torino. Lojtari ishte në negociata me Mançester Junajted dhe Totenhem, prejse Juventus kishte  plane  të mos i mbështetet  atij.

Tani, megjithatë,  situata është tërësisht ndryshe sepse Dibala  i tregoi klubit se është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Sërish  e fitoi vendin  në përbërjen e vjetër dhe shënon gole të rëndësishme. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close