0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

PSZH-ja për tre minuta në gjysmëfinale

PSZH-ja më në fund u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Me dy gola në kohën shtesë, parisienët e mposhtën Atalantën me rezultat 2:1 dhe do ta mbajnë mend këtë natë të paharruar në Lisbonë dhe "Estadio Da Luzh".

Paris, 13 gusht 2020 (MIA) – PSZH-ja më në fund u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Me dy gola në kohën shtesë, parisienët e mposhtën Atalantën me rezultat 2:1 dhe do ta mbajnë mend këtë natë të paharruar në Lisbonë dhe “Estadio Da Luzh”.

Italianët luajtën një ndeshje të shkëlqyeshme dhe ishin në epërsi deri në minutën e 90-të. Mario Pashaliq u solli epërsi në minutën e 27-të dhe më pas patën edhe disa raste të tjera të volitshme.

Në të njëjtën kohë, parisienët ishin larg detyrës. ndërsa Nejmari nuk shfrytëzoi një rast të paparë. Megjithatë, pikërisht braziliani asistoi për barazimin e rezultatit në minutën e 90-të, ndërsa në minutën e 93-të e filloi sulmin për golin e shënuar nga rezervisti, Maksim Çupo-Moting.

Kështu, ekipi i Tomas Tuhelit i tejkaloi vështirësitë dhe do të luajë në gjysmëfinalen e LK-së, pas eliminimeve fatkeqe në çerekfinale në sezonet paraprake. Atje francezët do të përballen me fituesin në ndeshjen mes Atletiko Madridit dhe Lajpcigut.

PSZH-ja herën e fundit arriti në gjysmëfinale të LK-së në vitin 1995. fb/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close