0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

PSZH-ja është klubi më i fuqishëm financiarisht

Studimi tregon se PSZH ka arrit të ulë borxhin për 70 milionë euro në vitin e kaluar, derisa ai i Mançester Sitit është rritur për 90 milionë euro.

Paris, 14 shkurt 2020 (MIA) – Kampioni i Francës, Pari Sen Zhermeni e ka zëvendësuar Mançester Sitin në kreun e klubeve më të fuqishëm financiarisht. Këtë e pohon anketa më e re e “Soccerex Football Finance 100”.

Parisienët kanë indeks financiar prej 5.318 që është vërtetuar me përbërjen e klubit, mjetet materiale dhe financat e disponueshme si dhe investimet potenciale të pronarëve dhe borxhit- neto.

Studimi tregon se PSZH ka arrit të ulë borxhin për 70 milionë euro në vitin e kaluar, derisa ai i Mançester Sitit është rritur për 90 milionë euro.

Kampioni gjerman Baern Munih i ka kompletuar tre të parat e klubeve më të fortë financiarisht, derisa Totenhemi dhe Real Madridi janë dy klubet tjerë në top pesë. Arsenali, Çellzi, Liverpuli, Juventusi dhe Borusia (Dortmundi) janë në dhjetëshin e parë. fab/

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close