0_Sport,PortalFutboll

PSZH i interesuar për Rashfordin

Pari Sen Zhermeni është i interesuar për sulmuesin e Mançester Junajtedit, Markus Rashford, bëri të ditur "The Independent".

Paris, 14 korrik 2020 (MIA) – Pari Sen Zhermeni është i interesuar për sulmuesin e Mançester Junajtedit, Markus Rashford, bëri të ditur “The Independent”.

Sipas burimit, trajneri i parisienëve Tomas Tuhel vlerëson se anglezi 22 vjeçar në mënyrë të përkryer do të përfshihet në ekip. Bëhet e ditur se Mançester Junajtedi është i gatshëm që ta lirojë lojtarin në rast se merr ofertë mbi 100 milionë paund.

Në sezonin 2019/20, Rashfordi luajti 38 ndeshje për Mançester Junajtedin me 21 gola dhe 10 asistime.

Portali “Transfermarkt.com” e vlerëson çmimin e futbollistit në 57,6 milionë paund. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close