0_Maqedoni.PortalEkonomiKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Protestë në Tetovë për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike

Në sheshin e qytetit në Tetovë një numër i madh i qytetarëve u mblodhën për të protestuar pas thirrjes të bërë nga këshilli organizativ në rrjetet sociale në shenjë pakënaqësie dhe revolti për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Përfaqësuesi i këshillit organizativ i lexoi kërkesat.

Tetovë, 6 gusht 2020 (MIA) – Në sheshin e qytetit në Tetovë një numër i madh i qytetarëve u mblodhën për të protestuar pas thirrjes të bërë nga këshilli organizativ në rrjetet sociale në shenjë pakënaqësie dhe revolti për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Përfaqësuesi i këshillit organizativ i lexoi kërkesat.

“Vendimi i Komisionit rregullator është skandaloz sepse paguajmë pothuajse tarifë më të shtrenjtë për energji elektrike në Evropë. Prandaj nga ky shesh në Tetovë e ngisim zërin tonë në emër të qytetarëve që kështu i dërgojmë kërkesat deri tek Komisioni rregullator, Parlamenti, Qeveria dhe deri tek kompania EVN. Së pari komisioni rregullator menjëherë ta shfuqizojë vendimin për rritjen e çmimit dhe ta ulë çmimin për 20 për qind. Së dyti, Qeveria ta shfuqizojë monopolin e shërbimeve për EVN-në dhe t’i japë fund sjelljes jonjerëzore ndaj konsumatorëve. Kuvendi ta shfuqizojë Komisionin rregullator sepse shërben vetëm për apetitet e biznes grupacioneve të cilat seriozisht e dëmtojnë buxhetin familjar të qytetarëve të varfër. Kërkesa e fundit e katërt është që Kuvendi të formojë organ të pavarur të arbitrazhit i cili do ta verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe do të adresojë ankesa të qytetarëve të kompanive të tilla korporative të reketuara”, theksoi përfaqësuesi i këshillit organizativ.

Ai theksoi se institucionet e përmendura kanë dhjetë ditë për t’i realizuar kërkesat.

Sipas kumtesës së lexuar të këshillit organizativ pas shtatë ditëve do të ketë marsh nëpër rrugët e qytetit dhe do të bllokohet komunikacioni. as/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close