EvropëEvropë.Portal

Protestë në Kiev kundër politikës së Zelenskit

Në qendër të Kievit mbahet protestë kundër politikës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Kiev, 24 maj 2020 (MIA) – Në qendër të Kievit mbahet protestë kundër politikës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Gjatë konferencës për shtyp, dedikuar përvjetorit të parë nga hyrja e tij në funksionin presidencial më 20 maj, Zelenski deklaroi se nuk di të jetë në mundësi që t’i plotësojë obligimet e veta gjatë një mandati presidencial. Ai shtoi se do të mendojë për mandatin e dytë presidencial, edhe pse gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka theksuar se do të kandidohet vetëm për një mandat. Shefi i shtetit ukrainas theksoi se nuk është i kënaqur nga arritjet për një vit.

Në protestë marrin pjesë disa qindra qytetarë, ndërsa disa prej tyre mbajnë flamuj të organizatave të ndryshme nacionaliste. Demonstruesit shprehin pakënaqësi nga procedurat e pushtetit, duke përfshirë edhe lidhur me Donbasin.

Tani për tani protesta po zhvillohet qetë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close