BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Protestë në Athinë e autoriteteve lokale dhe banorëve të ishujve të pjesës veriore të Detit Egje

- Të tërhiqet vendimi qeveritar për ndërtimin e qendrave të reja për refugjatë dhe emigrantë është kërkesa dhe porosia kryesore që sot, autoritetet lokale dhe banorët e ishujve të pjesës veriore të Detit Egje, do ta dërgojnë gjatë protestës së caktuar para Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 13 shkurt 2020 (MIA) – Të tërhiqet vendimi qeveritar për ndërtimin e qendrave të reja për refugjatë dhe emigrantë është kërkesa dhe porosia kryesore që sot, autoritetet lokale dhe banorët e ishujve të pjesës veriore të Detit Egje, do ta dërgojnë gjatë protestës së caktuar para Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas paralajmërimeve, pritet që në Athinë të arrijnë qytetarë nga Lezbosi, Hiosi dhe Samosi që ta shprehin pakënaqësinë e tyre.

Pardje gjatë seancës së jashtëzakonshme të këshillit rajonal të periferisë në pjesën veriore të Detit Egje, ishte sjellë rezolutë në disa pika në mesin e të cilave edhe ndërprerja e dialogut me përfaqësues të qeverisë, si reagim i vendimeve të sjella për ndërtimin e qendrave të mbyllura për refugjatë dhe emigrantë në pesë ishuj.

Reagimet e autoriteteve lokale, vijnë pas, kumtesës së zëdhënësit të qeverisë greke se Ministria e Emigrimit dhe Azilit e Greqisë “për shkak të interesit publik, është e autorizuar që të japë urdhra” për shfrytëzimin e qendrave të mbyllura të kontrolluara për refugjatë dhe emigrantë.

Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria greke, deri më 11 shkurt të vitit 2020, në ishujt e pjesës verilindore të Detit Egje, janë vendosur 42.102 refugjatë dhe emigrantë.

Pjesa më e madhe, gjegjësisht 21.771 janë në Lezbos, prej të cilave 19.500 janë në kampin Moria, që ka kapacitet që të pranojë 2.840 refugjatë dhe emigrantë. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close