BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Protestë e studentëve në Prishtinë për shkak të mosformimit të qeverisë

Një grup studentësh nga Universiteti i Prishtinës u mblodhën sot para Kuvendit të Kosovës në protestë për shkak se, edhe pas më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, ende nuk është formuar qeveria e re, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 16 janar 2020 (MIA) – Një grup studentësh nga Universiteti i Prishtinës u mblodhën sot para Kuvendit të Kosovës në protestë për shkak se, edhe pas më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, ende nuk është formuar qeveria e re, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nën moton “Mjaft luajtët me këtë popull”, të cilën e shkruan me ngjyrë para hyrjes së oborrit të Kuvendit, studentët kërkuan nga partitë fituese të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (VV), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), t’i tejkalojnë interesat personale edhe “të mendojnë edhe për qytetarët”.

Një përfaqësues i studentëve theksoi se lojërat e tilla politike, mosformimi i institucioneve dhe ngërçi politike në të cilën ndodhet vendi, i detyron të rinjtë ta shfrytëzojnë mundësinë e parë për ta braktisur vendin.

“Nuk shohim përparim në asnjë fushë. Na shkaktojnë dhimbje koke me lojërat e tyre për pushtet. Ata thonë se po shohin degradim në arsim, politikë, zhvillim ekonomik… Ne do të ikim menjëherë sa të kualifikohemi, klasa e njerëzve të mirë do të ikë”, theksoi në fjalimin e tij studenti, Bekim Ibishi, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ndërsa politikanët do të ofendohen dhe fishkëllehen kudo që do të shihen për shkak se nuk punojnë.

Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën më 8 tetor dhe që atëherë partitë opozitare VV dhe LDK nuk arritën të dakordohen për formim të qeverisë, për shkak të mospajtimit rreth ndarjes së funksioneve. ls/shk/

 

Таг
Back to top button
Close
Close