BotëBotë.Portal

Protesta të palestinezëve në Bregun perëndimor kundër planit të Trampit

Mijëra palestinezë po protestojnë sot në Bregun perëndimor kundër nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme

Ramala, 11 shkurt 2020 (MIA) – Mijëra palestinezë po protestojnë sot në Bregun perëndimor kundër nismës së presidentit amerikan, Donald Tramp për Lindjen e Mesme.

Demonstruesit në këtë mënyrë dëshirojnë t’i mbështesin liderët palestinezë në përpjekje për të fituar mbështetje nga Kombet e Bashkuara për rezolutë me të cilën hidhet poshtë plani.

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas sot duhet të mbajë fjalim në KB.

Pjesëmarrësit në protestë u mblodhën para sheshit El Manar në Ramala, selia e autoriteteve palestineze në Bregun perëndimor. ls/fab

 

Таг
Back to top button
Close
Close