0_Web_Ballina - SllajderBallkanBallkan.Portal

Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Beograd, 8 korrik 2020 (MIA) – Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë.

Protesta janë organizuar edhe në qytete tjera.

Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV).

Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).

Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe.

Më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore, njofton REL.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues.

Të mërkurën, presidenti serb, tha se Shtabi i Krizës me siguri se nuk do të propozojë vendosjen e orës policore.

“Unë jam kundër që të mos vendoset ora policore”, tha Vuçiq, duke shtuar se një masë e tillë do të ndihmonte në përmirësimin e situatës me pandeminë.

Ai tha se protestat nuk kanë të bëjnë me koronavirusin por ato janë “dhunë politike” ndaj institucioneve të Serbisë. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close