BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Protesta për shkak të mbylljes së Knesetit

Mbi 100 automjete me demonstrues, të cilët protestuan për shkak të mbylljes së Parlamentit izraelit, dje dolën në Jerusalem, por u ndaluan nga bllokimi policor. Një numër i vogël i demonstruesve arritën para Knesetit, ku pesë prej tyre u arrestuan.

Jerusalem, 20 mars 2020 (MIA) – Mbi 100 automjete me demonstrues, të cilët protestuan për shkak të mbylljes së Parlamentit izraelit, dje dolën në Jerusalem, por u ndaluan nga bllokimi policor. Një numër i vogël i demonstruesve arritën para Knesetit, ku pesë prej tyre u arrestuan.

Demonstruesit mbanin flamuj të zinj dhe izraelitë duke thekuar se mbyllja e Knesetit për disa ditë është “dëm për demokracinë në Izrael”.

Organizuesit e protestës cekën se dëshirojnë “ta shpëtojnë demokracinë izraelite” nga aksioni i Qeverisë i ndërmarrë “nën maskë të fushatës kundër përhapjes së koronavirusit”.

Kryetari i Knesetit, Juli Edelstajn nga Likud nuk lejoi që deputetët të votojnë për mbikëqyrje parlamentare të masave gjithëpërfshirëse qeveritare kundër mbylljes së koronavirusit të ri. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close