BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Protesta në Tiranë e organizuar nga Meta kaloi qetë

Në sheshin "Dëshmorët e kombit" në Tiranë, nën sigurim të madh policor, sonte, me praninë e mijëra qytetarëve të cilët në duar mbanin flamuj kombëtarë dhe lule mimoza, protesta e organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta kaloi qetë, pa asnjë incident.

Tiranë, 2 mars 2020 (MIA) – Në sheshin “Dëshmorët e kombit” në Tiranë, nën sigurim të madh policor, sonte, me praninë e mijëra qytetarëve të cilët në duar mbanin flamuj kombëtarë dhe lule mimoza, protesta e organizuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta kaloi qetë, pa asnjë incident.

Filloi me himnit kombëtar dhe shpalosjen e flamurit të madh pas arritjes së Metës, i cili me duar e bëri shqiponjën dhe u përul para flamurit dhe popullit të tubuar.

“Presidenti i popullit ‘kuq e zi” ulet në gjunjë, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtarë mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe kushtetutën tuaj”, porositi Meta.

Iu referua nenit 2 nga Kushtetuta në të cilën thuhet se sovraniteti i takon vetëm popullit.

“Në nenin 2 nga Kushtetua për të cilën keni votuar në referendum më 22 nëntor të vitit 1998, thuhet se sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i takon vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta, por si presidenti juaj, si i vetmi institucion demokratik që ka mbetur në këtë shtet. Për të dëgjuar zërin tuaj, sepse kur institucionet bien, ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si paratë e oligarkëve”, ka thënë Meta.

Ka thënë akuza të rëna dhe serioze për qeverinë ndërsa parlamentin e vlerësoi si legjitim dhe paralajmëroi shpërndarjen e tij nëse sërish nuk e shqyrton ligjin për emërimin e gjykatësve në Gjykatën kushtetuese.

Ai para popullit të tubuar nënshkroi dekret me të cilin ligjin e kthen në Parlament.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo”, ka shtuar Meta.

Detyra ime si shef i shtetit, tha ai, është që të jem në luftë kundër grusht shtetit.

“Jam i lumtur se kushtetuta e popullit ka sot në këtë shesh popullin e kushtetutës. Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. kush është pro ju lutem të ngre dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i republikës”, ka thënë mes tjerash Meta.

Në protestë në “mbrojtje të demokracisë dhe mbrojtjes së atdheut” u drejtuan përfaqësues të kulturës, sektorit civil dhe sportit.

Në protestë morën pjesë liderët e partive opozitare, ish-deputetë, aktorë, si dhe qytetarë shqiptarë të cilët special për tubimin kanë ardhur nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe vende tjera evropiane,

Mes mijëra pjesëmarrësve ishte edhe ish-presidenti i Shqipërisë, ish-kryeministri dhe kryetari i nderit i partisë demokratike, Sali Berisha, sipas të cilit “ky manifestim është fillim i fundit të narko-shtetit. Për liderin aktual të demokratëve, Lulzim Basha ‘garancia e vetme për mbrojtjen e lirive është Kushtetuta, ndërsa kjo nuk mund të arrihet me shkeljen e Kushtetutës'”.

Tubim, i organizuar nga shefi i shtetit, ndodh për herë të parë, ndërsa për siguri ishin angazhuar 1.000 nëpunës policorë. Një pjesë e mediumeve theksojnë se në protestë kanë marrë pjesë mbi 100.000 qytetarë. vt/fb/

Таг
Back to top button
Close
Close