EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Protesta në Paris për shkak të ministrit Darmanin, i cili është nën hetim për përdhunim

Qindra gra dje kanë protestuar në Paris për shkak të emërimit të Zherald Darmaninit ministër të Punëve të Brendshme dhe Erik Dipond-Moretit, i cili është emëruar ministër i Drejtësisë, ndërsa ishte shumë kritik për lëvizjen "MeToo".

Paris, 11 korrik 2020 (MIA) – Qindra gra dje kanë protestuar në Paris për shkak të emërimit të Zherald Darmaninit ministër të Punëve të Brendshme dhe Erik Dipond-Moretit, i cili është emëruar ministër i Drejtësisë, ndërsa ishte shumë kritik për lëvizjen “MeToo”.

Darmanini është nën hetim për gjoja përdhunim. Gjykata para dy viteve e hodhi poshtë rastin kundër Darmaninit, por muajin e kaluar Gjykata në Paris urdhëroi hetim të sërishëm për përdhunimin e pretenduar.

Protestueset kërkuan dorëheqjen e tij dhe mbajtën parulla “Qeveri seksiste,  dhe hakmarrje feministe”. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close