BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Protesta në Hong Kong, policia përdorë piper sprej

Policia e Hong Kongut, sot përdori piper sprej për të shpërndarë protestuesit nga qendra e qytetit, të cilët protestojnë për shkak të projektligjit të sigurisë kombëtare të Pekinit.

Hong Kong, 27 maj 2020 (MIA) – Policia e Hong Kongut, sot përdori piper sprej për të shpërndarë protestuesit nga qendra e qytetit, të cilët protestojnë për shkak të projektligjit të sigurisë kombëtare të Pekinit.

Policia rrethoi edhe Këshillin Legjislativ, ku do të diskutohet projektligji.

Sipas protestuesve, projektligji është ndërhyrje e rëndë nga Partia komuniste kineze në autonominë e Hong Kongut, ndërsa Pekini e mohon atë.

“Ne jemi shoqëri shumë e lirë, njerëzit kanë lirinë të thonë atë që duan. Gjallëria dhe vlerat kryesore të Hong Kongut për sa i përket sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur, të drejtave dhe lirive të ndryshme që njerëzit gëzojnë do të vazhdojnë të ekzistojnë”, deklaroi liderja e Hong Kongut, Keri Lam.

Dje, ajo mohoi pretendimet e politikanëve të huaj se me ligjin, Kina do të kishte më shumë kontroll mbi Hong Kongun pas protestave pro-demokratike të vitit të kaluar.

Ligji, i cili ndalon “veprimtarinë nacionaliste dhe subversive, ndërhyrjen e huaj dhe terrorizmin”, ka të ngjarë të miratohet nesër. Kritikët vlerësojnë se ligji do të ishte në kundërshtim me kornizën ligjore “Një vend – Dy sisteme”, e cila garanton liri më të mëdha në Hong Kong sesa rrethet e tjera në Kinë. bs/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close