Korrespondentë MKDLajme nga komunatSektori civil

Protesta ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike në katër mjedise rurale në Tetovë

Këshilli organizativ i iniciativës "Mjaft" sot në bashkëpunim me Bashkësitë lokale ka organizuar protestë në katër mjedise rurale të Tetovës me qëllim të shprehet pakënaqësi nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Tetovë, 18 shtator 2020 (MIA) – Këshilli organizativ i iniciativës “Mjaft” sot në bashkëpunim me Bashkësitë lokale ka organizuar protestë në katër mjedise rurale të Tetovës me qëllim të shprehet pakënaqësi nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Qytetarët janë mbledhur në protesta publike në sheshin e Zhelinës (Komunë e Zhelinës), në oborrin e shkollës fillore në Çellopek, komunë e Bërvenicës, në oborrin e shkollës në Bogovinë, komunë e Bogovinës si dhe para ndërtesës komunale në Tearcë, komunë e Tearcës”, informojnë nga iniciativa.

Qytetarët kërkojnë çmim më të ulët të rrymës për 46 për qind, heqjen e Komisionit rregullator të energjetikës, të ulet TVSH-ja nga 18 në 5 për qind si dhe të formohet organ i pavarur arbitrar i cili do të verifikojë cilësinë e shërbimeve dhe do të adresojë ankesat e qytetarëve nga kompanitë energjetike. as/fab

Back to top button
Close
Close