EvropëEvropë.Portal

Protesta masive kundër ndryshimeve klimatike në Bristol

Mijëra qytetarë sot u tubuan në Bristol, Anglinë Jugperëndimore, në një marsh të madh protestues kundër ndryshimeve klimatike.

Bristol, 28 shkurt 2020 (MIA) – Mijëra qytetarë sot u tubuan në Bristol, Anglinë Jugperëndimore, në një marsh të madh protestues kundër ndryshimeve klimatike.

Pjesëtarëve të marshit u është drejtuar aktivistja e re suedeze, Greta Thunberg e cila i kritikoi politikanët dhe mediat për injorimin e shenjave për kataklizmë të shpejtë klimatike dhe i akuzoi se me mosveprimin e tyre e kanë braktisur gjeneratën e saj lidhur me problemet e paanulueshme të ndryshimeve klimatike globale.

Mijëra persona erdhën ta shohin dhe ta dëgjojnë adoleshenten dhe aktivisten e cila u bë e njohur për nga akuzat e rrepta drejtuar qeverive në botë për shkak të marrëdhënies së tyre ndaj ndryshimeve klimatike.

“Unë nuk mund të jem, nuk do të jem derisa digjet bota, ndërsa ju?, e pyeti Thunberg popullin e tubuar.

Pas fjalimit ajo i është bashkuar marshit në qendër të Bristolit, ndërsa sipas vlerësimeve të policisë lokale në të kanë marrë pjesë mbi 20 mijë persona. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close