BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Protesta e Metës nën moton “Për Republikën, për Kushtetutën, për Kombin, për unitetin e popullit”.

Nën moton "Për Republikën, Kushtetutën, kombin, unitetin e  popullit", presidenti shqiptar Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen  në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet më 2 mars në orën 17.

Tiranë, 25 shkurt 2020 (MIA) – Nën moton “Për Republikën, Kushtetutën, kombin, unitetin e  popullit”, presidenti shqiptar Ilir Meta u bën thirrje shqiptarëve të bashkohen  në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet më 2 mars në orën 17.

Duke e bërë të ditur moton e protestës, nga Kabineti i Metës sqarojnë se qëllimi i tij manifestimi të qetë është ndërgjegjësimi i shqiptarëve për mbrojtjen e sovranitetit të tyre.

“Qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj”, qëndron në publikimin nga Kabineti i Metës.

Nga qytetarët, të cilët pret të marrin pjesë në mënyrë masive, kërkohet të mbajnë flamuj kombëtarë  dhe buqeta me lule mimozash, të cilat, siç qëndron , e njoftojnë ardhjen  e  pranverës kuqe-zi për të gjithë shqiptarët të bashkuar kudo që janë.

Nga Kabineti i është dërguar shkresë drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliut, me të cilën e informojnë për ditën, kohën dhe vendin e protestës dhe kërkohet ndërmarrja e masave përkatëse që të sigurohet rendi dhe siguria publike.

Presidenti Meta këtë protestë e paralajmëroi më 19 shkurt, kur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë për shkak siç e quajti, “grusht shtetin” të cilin dëshiron ta finalizojë shumicën qeveritare me ndërmarrjen e kontrollit mbi Kushtetutën. vr/ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close