0_Maqedoni.PortalPolitikë

Propozohet karantinë për fundjavën e zgjatur në Shkup, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë

Të vihet orë policore që nesër (4 qershor) në orën 21 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 5 në mëngjes në Shkup - të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, Komunën e Likovës, Komunën e Shtipit, Komunën e Tetovës si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunocë. Në të gjitha qytetet e tjera ora policore të zgjasë që nesër (4 qershor) në orën 21 deri pasnesër (5 qershor) deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa ditëve të tjera të fillojë prej orës 16 dhe të zgjasë deri ditën tjetër deri në orën 5 në mëngjes

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Të vihet orë policore që nesër (4 qershor) në orën 21 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 5 në mëngjes në Shkup – të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, Komunën e Likovës, Komunën e Shtipit, Komunën e Tetovës si dhe në Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunocë. Në të gjitha qytetet e tjera ora policore të zgjasë që nesër (4 qershor) në orën 21 deri pasnesër (5 qershor) deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa ditëve të tjera të fillojë prej orës 16 dhe të zgjasë deri ditën tjetër deri në orën 5 në mëngjes.

Këto janë propozim-masat të cilat Komisioni për sëmundje infektuese pas takimit të mbajtur sot do t’i dorëzojë në Qeveri, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Propozim-masat e Komisionit pasojnë pas numrit të rritur të rasteve të sapodiagnostifikuara me Kovid-19 në vend.

Në takimin, të cilin e konvokoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të pranishëm ishin anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektuese, përfaqësuesit e Qendrave lokale për shëndet publik dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilin u bisedua për veprim të mëtejmë në drejtim të parandalimit të përhapjes së infeksionit.

Njëherësh në takimin e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme u janë treguar vështirësitë me të cilat përballen ekipet në terren lidhur me qasjen tek njerëzit për testim dhe shkeljen e masës së vetizolimit. Prej shërbimeve të MPB-së u kërkua azhurnim më i madh, veprim efektiv në terren, kontroll dhe sanksionim i shkeljes së masave, qëndron në kumtesë. shk/

Back to top button
Close
Close