BallkanBallkan.Portal

Propozim rezolutë për Srebrenicën në kongresin amerikan

Në Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan është prezantuar draft-rezoluta në të cilën në 13 pika dënohet, siç theksohet "gjenocidi në Srebrenicë dhe mohimi i gjenocidit". Propozim-rezoluta, e publikuar në ueb faqen e Kongresit, është parashtruar më 13 korrik nga kongresmenja e Teksasit, Edi B.Xhonson.

Uashington, 15 korrik 2020 (MIA) – Në Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan është prezantuar draft-rezoluta në të cilën në 13 pika dënohet, siç theksohet “gjenocidi në Srebrenicë dhe mohimi i gjenocidit”.

Propozim-rezoluta, e publikuar në ueb faqen e Kongresit, është parashtruar më 13 korrik nga kongresmenja e Teksasit, Edi B.Xhonson.

Në të theksohet se “forcat serbe ishin përgjegjës për krimet e 11 korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Për këtë, në tekstin e propozuar kërkohet dënim për mohimin e atij krimi i cili karakterizohet si gjenocid.

Në tekst SHBA-ja inkurajonet që ta mbajë dhe sërish ta konfirmojë mbështetjen e saj për sovranitetin, vazhdimësinë juridike, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës në kuadër të kufijve të veta të njohura ndërkombëtarisht, si dhe popullin në BeH dhe aspiratave të tyre për demokraci më të madhe, prosperitet ekonomik dhe sukses në integrimet euroatlantike. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close