0_Maqedoni.PortalPolitikë

Propozim ligji për prokurorinë publike në Kuvend prej ora 17:00

Propozim ligji për prokurorinë publike, do të jetë në seancën e sotme të Kuvendit, e cila do të mbahet në ora 17. Ky vendim është marrë pas koordinimit të sotëm te kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Shkup, 10 shkurt 2020 (MIA) – Propozim ligji për prokurorinë publike, do të jetë në seancën e sotme të Kuvendit, e cila do të mbahet në ora 17. Ky vendim është marrë pas koordinimit të sotëm te kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në seancën e sotme po ashtu do të konfirmohet nevoja për miratimin e këtij ligji.

Informacionet nga Kuvendi, flasin se Ligji për prokurorinë publike, mund të jetë shkas që të bëhet prolongim disaditor i shpërbërjes së Kuvendit, por jo edhe të zgjedhjeve të paralajmëruara për 12 prill. Zyrtarisht askush nuk e di se kur do të shpërbëhet Kuvendi.

Ndryshe, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e pret agjendë intensive para shpërbërjes, për shkak se për nesër është paraparë seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për NATO, fjalim i kryetarit të Kuvendit të Sllovenisë, por edhe vazhdime tjera, apo edhe një seancë e re për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në pajtim me vërejtjet e OSBE/ODIHR, për të cilat me gjasë grupet parlamentare do të arrijnë pajtim.

Ndërkohë, sot janë duke kuvenduar edhe disa Komisione parlamentare për ligje me procedurë të shkurtë. oxh/

 

 

Back to top button
Close
Close