Korrespondentë MKDKultura.SlajderKulturëKulturë.PortalLajme nga komunat

Propozim – ligji për hapjen e QIK në Tiranë kaloi në Komisionin për Punë të Jashtme të Shqipërisë

Propozim - ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së nënshkruar midis qeverive të të dyja vendeve për hapjen e Qendrave Kulturore Informative në Shkup dhe Tiranë sot kaloi në komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë.

Tiranë, 27 janar 2020 (MIA) – Propozim – ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së nënshkruar midis qeverive të të dyja vendeve për hapjen e Qendrave Kulturore Informative në Shkup dhe Tiranë sot kaloi në komisionin parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë.

Në seancën të cilën e drejtoi kryetarja Mimi Kodheli, elaborim rreth nevojës së ratifikimit të Marrëveshjes dhe rëndësisë së qendrave në të dyja shtetet dha deputeti nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, Vasill Sterjovski, i cili është anëtar i komisionit.

“Fokusi i marrëveshjes është zhvillimi dhe përforcimi i bashkëpunimit në sferën e kulturës, përhapjen e kulturës shqiptare dhe prezentimit të saj në Maqedoni dhe anasjelltas. Kjo do të arrihet përmes formimit të qendrave informativo-kulturore në Tiranë dhe në Shkup, të cilat do ta prezentojnë kulturën e vendeve përkatëse përmes organizimit të ngjarjeve, ekspozitave, ligjëratave letrare, promovimit të mediave dhe sigurimit të shërbimeve informative për qytetarët e interesuar të të dyja anëve”, tha Sterjovski.

Pasi u mbështet sot Propozim – ligji, pritet Marrëveshja së shpejti të gjendet në rendin e ditës së Dhomës ligjdhënëse për ratifikim.

Republika e Maqedonisë së Veriut këtë marrëveshje e ratifikoi që në maj ndërsa drejtor të Qendrës në Tiranë e emëroi Zllatko Origjanskin. shk/

 

Back to top button
Close
Close