0_Maqedoni.PortalSektori civil

Promovohet publikimi “Nga Bukureshti në Prespë – Dëshmi të një kohe: Maqedoni 2008-2018”

"Nga Bukureshti në Prespë - Dëshmi të një kohe: Maqedoni 2008-2018" është titulli i publikimit që sot e promovoi Fondacioni Shoqëri e Hapur - Maqedoni" (FSHHM).

Shkup, 10 shkurt 2020 (MIA) – “Nga Bukureshti në Prespë – Dëshmi të një kohe: Maqedoni 2008-2018″ është titulli i publikimit që sot e promovoi Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni” (FSHHM).

Motivi më i fortë për t’iu qasur një përmbledhjeje të tillë ishte të përpiqemi të paktën pjesërisht të kontribuojmë në kujtesën kolektive ose t’i rezistojmë harresës. Në këtë rast motivi ishte të shënojmë që të mos harrojmë, në mënyrë që të mos na përsëritet më”, tha sot në promovim, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit, Fani Karanfilovska Panovska.

Publikimi që është botim i FSHHM-së është botuar në tre gjuhë – gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Tekstet autoriale siç kumtoi Karanfilovska Panovska, janë vepër e 14 emrave të njohur – gazetarë, intelektualë, aktivistë qytetarë, të cilët janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë dhe pjesëmarrës të asaj periudhe.

Ajo thotë se koncepti i këtij publikimi në të cilin autorët ishin dëshmitarë aso kohe, ndërsa tekstet dëshmi të tyre të drejtpërdrejta, jep një dimension paksa të ndryshëm sepse dëshmitë janë një kategori tejet personale, intime, duke i bërë ato jashtëzakonisht subjektive.

“Pse pikërisht nga Bukureshti në Prespë, sepse është një pjesë e rëndësishme historike, dy skajet e të cilave gjegjësisht asnjëri prej tyre nuk është ekuacion i panjohur, të paktën jo nga perspektiva e sotme”, shtoi Karanfilova Panovska.

Autorët e publikimit janë Vasko Magleshov, Nazim Rashidi,Katerina Blazheva, Lupço Popovski, Milka Smilevska, Vlladimir Milçin, Sashka Cvetkovska, Mençe Atanasova-Toçi, Dejan Azeski, Gordana Duvnjak dhe Iskra Novakovska. ls/shk/ 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close