0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Promovohet Forumi për Dialog – Prespë, projekt brend për shtetin tonë

Me mjete të BE-së përmes Programit IPA 3 në Prespë, vendin ku është nënshkruar Marrëveshja e Prespës, do të ndërtohet qendra multimediale vitin e ardhshëm, në hapësirën e së cilës do të vendoset edhe Forumi Prespë për Dialog - brend që do të jetë e njohur për shtetin.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Me mjete të BE-së përmes Programit IPA 3 në Prespë, vendin ku është nënshkruar Marrëveshja e Prespës, do të ndërtohet qendra multimediale vitin e ardhshëm, në hapësirën e së cilës do të vendoset edhe Forumi Prespë për Dialog – brend që do të jetë e njohur për shtetin.

Në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov dhe ministri i Diasporës, Edmon Ademi theksuan se kjo është iniciativë e re e Qeverisë që lidhet drejtpërdrejtë me Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e zhbllokuar euroatlantike.

“Me Marrëveshjen e Prespës dhe hapin demokratik, ne arritëm të rivendosim mbështetjen ndërkombëtare dhe besueshmërinë e humbur. Duke dashur të përfitojmë nga ky momentum, është shfaqur ideja për krijimin e forumit që do të lidhet me shtetin tonë dhe do të jetë rezultat i gjithçkaje që ata kanë arritur në dy vitet e fundit. Ne e quajtëm atë ‘Forum për Dialog – Prespë’ dhe do ta vendosnim atë në qendrën multimediale. Nëse Sllovenia njihet për Forumin Bled, Kroacia për Forumin e Dubrovnikut, Zvicra për Forumin në Davos, Gjermania për Konferencën e Sigurisë së Munihut, ne besojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut do të njihet sipas Forumit të Dialogut të Prespës, i cili do të jetë identiteti dhe brend ekskluzivisht e shtetit tonë”, tha Ademi.

Ministri Dimitrov tha se formimi i Forumit të Dialogut – Prespë, i cili do të paraqiste një lloj forumi ndërkombëtar për dialog, bashkëpunim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, përmes prizmit të suksesit historik të Marrëveshjes së Prespës, do të shërbente si frymëzim për gjeneratat e ardhshme në tejkalimin e dallimeve dhe çështjeve të hapura.

Plani është që tradicionalisht të organizohet forum për dialog dhe bashkëpunim në çdo 17-të qershor, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, për të cilën do të ftohen numër i madh i burrështetasve botërorë dhe rajonalë, si dhe figura publike. Në muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, ne do të përcaktojmë hollësirat në përputhje me vendimin që do të marrë qeveria e re pas kësaj, dhe natyrisht rol kryesor dhe koordinim do të luaj Ministria e Punëve të Jashtme.

Ademi sqaroi se projekti “BE për Prespën” do të financohet kryesisht nga BE dhe me pjesë të shtetit tonë, Greqisë dhe Shqipërisë. Shuma e përgjithshme e këtij projekti të BE-së është 18 milionë euro dhe mjetet do të sigurohen përmes Fondit IPA 3 në vitin 2021. Qëllimi i projektit është që t’i ofrojë rajonit perspektivë ekonomike afatgjatë dhe të qëndrueshme, dhe kështu të mbajë të rinjtë në rajon. Që nga shtatori i vitit të kaluar, projekti ka qenë i angazhuar në grup pune shumë sektoriale për të mbështetur rajonin e Prespës, të cilin ai drejton, dhe i cili përfshin zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, përfaqësues të SÇE-së, MMJPH-së, vetëqeverisjes lokale, Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, dy këshilltarë nga kabineti i kryeministrit.

Projekti do të përmirësojë cilësinë e jetës së popullatës lokale, duke ndërtuar rrjet të ri të furnizimit me ujë dhe mbledhjen e ujërave të ndotura, si dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta nga fshatrat përreth Liqenit të Prespës, duke promovuar turizëm të qëndrueshëm, shtigje çiklizmi përreth liqenit, duke ulur shkallën e papunësisë, veçanërisht në mesin e të rinjve, grave dhe grupeve të tjera. Kjo përfshin vendkalimin kufitar Markova Noga, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e BE-së me të gjitha elementët dhe standardet e BE-së, dhe përveç kësaj projekti përfshin bashkëpunim ndërkufitar, i cili është dimension shumë i vlefshëm, si në kuadrin e bashkëpunimit të shtuar me fqinjët tanë, ashtu edhe në kontekstin me BE-në. bs/bsh/

Прес конференција на работната група за поддршка на преспанскиот регион

Posted by MИА.mk on Петок, 03 јули 2020

Back to top button
Close
Close