Uncategorized

Promovim i gjeneratës së 16-të të diplomuarve në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë sot e mbajti ceremoninë për promovimin e gjeneratës së gjashtëmbëdhjetë të të diplomuarve. Për shkak të pandemisë, ceremonia për herë të parë ishte pa praninë e opinionit, ndërsa prindërit dhe të afërmit e të diplomuarve e ndoqën ceremoninë në pajtim me protokollet e miratuara nga autoritetet shëndetësore dhe Univeristeti.

Tetovë, 12 shtator 2020 (MIA) – Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë sot e mbajti ceremoninë për promovimin e gjeneratës së gjashtëmbëdhjetë të të diplomuarve. Për shkak të pandemisë, ceremonia për herë të parë ishte pa praninë e opinionit, ndërsa prindërit dhe të afërmit e të diplomuarve e ndoqën ceremoninë në pajtim me protokollet e miratuara nga autoritetet shëndetësore dhe Univeristeti.

“Prindërit të cilët na ndjekin përmes kanaleve elektronike të komunikimit, kanë emocione të veçanta të cilët do të mbesin gjatë në memorien e tyre dhe me shenjë të veçantë në jetën e tyre. Së bashku kaluam përmes kësaj rruge me të gjitha përfitimet por edhe sfidat. Jemi të vetëdijshëm se nuk është asgjë e përkryer që të mund të jetë më mirë. Ju jeni kapitali social i bashkësisë ndërkombëtare i cili e formoi këtë Universitet dhe investim i familjeve tuaja, kontributi intelektual i këtij institucioni të arsimit të lartë është i madh, por kontribut më të madh paraqesin vlerat multikulturore dhe evropiane të një shoqërie”, theksoi në fjalimin para të diplomuarve, rektori Abdylmenaf Bexheti.

Të gjithë studentët morën certifikata për përfundimin e  arsimit të lartë, ndërsa u shpallën edhe studentët më të mirë të të gjitha fakulteteve të cilët kishin mesatare më të lartë të notave. as/fb/

Back to top button
Close
Close