EvropëEvropë.Portal

Prokuroria ruse kërkon ta marrë në pyetje Navalnin në Gjermani

Prokuroria shtetërore ruse dëshiron ta marrë në pyetje Aleksej Navalnin në Gjermani, ku është në spital, dhe t'i zbulojë detajet për udhëtimin e tij në Novisibirsk dhe Tomsk.

Moskë, 21 shtator 2020 (MIA) – Prokuroria shtetërore ruse dëshiron ta marrë në pyetje Aleksej Navalnin në Gjermani, ku është në spital, dhe t’i zbulojë detajet për udhëtimin e tij në Novisibirsk dhe Tomsk.

Prokuroria, së bashku me policinë e trafikut, kanë dërguar kërkesë përkatëse deri te Ministria gjermane e Drejtësisë, transmeton RT.

Hetuesit kanë për qëllim ta kontrollojnë versionin se Navalni është helmuar, siç bënë të ditur autoritetet gjermane.

Prokuroria ruse është e interesuar dhe pse opozitari i ka ndërruar dhomat e hotelit derisa ka qenë në Tomsk.

Krahas kësaj, ata i kërkojnë nga ekspertët gjermanë edhe të gjitha analizat dhe testet toksikologjike.

Parashihet Navalni të merret në pyetje në Gjermani, ndërsa Ministria e Drejtësisë së vendit e mori dokumentin dhe për momentin e shqyrton. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close